Komuniteti Digjital i Praktikës
Rreth projektit
Ndërtimi i aftësive, formësimi i të ardhmes, në rrugën drejt integrimit në BE
Një projekt që mbështet integrimin e aftësive për jetën në arsimin e mesëm dhe zhvillimin e një sistemi gjithëpërfshirës të orientimit dhe këshillimit për karrierën në Shqipëri.
Përmes zhvillimit të moduleve mësimore, trajnimit dhe mentorimit të mësuesve, krijimit të rrjeteve profesionale dhe forcimit të sistemit të orientimit në karrierë, projekti synon t’i ndihmojë të rinjtë të zhvillojnë kompetencat që u nevojiten për të marrë vendime të informuara për arsimin, punësimin dhe të ardhmen e tyre.
Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga UNICEF dhe Qendra për Aftësi Konkurruese ( Center for Competitive Skills - CCS), në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit.
30
Shkolla të mesme pilot
12
Bashki
540
Mësues, koordinatorë dhe drejtues shkollash
12,000 - 15,000
Nxënës përfitues
Aftësitë për jetën
Kompetencat e shekullit XXI në klasë.
Projekti mbështet integrimin në mësimdhënie të aftësive që ndihmojnë të rinjtë të përballojnë sfidat e së ardhmes, me fokus në:
- Mendimin kritik
- Krijimtarinë
- Komunikimin
- Bashkëpunimin
Orientimi dhe këshillimi për karrierën
Zgjedhje më të informuara për të ardhmen.
Projekti mbështet zhvillimin e një modeli kombëtar të orientimit dhe këshillimit për karrierën, i përshtatur me nevojat e nxënësve dhe në përputhje me standardet evropiane.
Modeli do të mbështetet nga kuadër kompetencash, trajnimi i stafit të shkollave, partneritete me punëdhënës, aktivitete orientimi dhe një rrjet profesional i koordinatorëve të karrierës.
Një komunitet për të mësuar, ndarë dhe bashkëpunuar
Komuniteti Digjital i Praktikës
Platforma krijon një hapësirë të përbashkët për mësuesit, koordinatorët dhe profesionistët e arsimit, ku ata mund të shkëmbejnë materiale, eksperienca dhe praktika të mira, të diskutojnë sfidat e punës së përditshme dhe të bashkëpunojnë me kolegë nga shkolla të ndryshme.
Dy komunitete profesionale do të zhvillohen në platformë:
- - Rrjeti i Koordinatorëve të Aftësive për Jetën
- - Rrjeti i Koordinatorëve të Orientimit dhe Këshillimit për Karrierën