Komuniteti Digjital i Praktikës
Politika e Privatësisë
Platforma mbledh të dhëna të nevojshme për krijimin e llogarisë, si emri, email-i dhe lidhja me shkollën. Këto të dhëna përdoren për administrimin e anëtarësimit dhe për funksionimin e bibliotekës e të forumit.
Të dhënat nuk shiten te palë të treta. Ato mund të ndahen vetëm me partnerët zbatues, sa herë kjo është e nevojshme për qëllimet e projektit ose për detyrime ligjore.
Përdoruesit mund të kërkojnë informacion, korrigjim ose fshirje të të dhënave të tyre duke kontaktuar ekipin përmes faqes Kontakte.