← Lajme

26 tetor 2026

Tryezë e rrumbullakët mbi integrimin e aftësive për jetën dhe orientimin për karrierën

U organizuan dy tryeza të rrumbullakëta, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga zonat e veriut, qendrës dhe jugut të Shqipërisë.

Takimet sollën së bashku përfaqësues të institucioneve arsimore, shkollave, sektorit privat dhe aktorëve të tjerë relevantë, me fokus në forcimin e integrimit të aftësive për jetën dhe orientimit për karrierën në arsimin e mesëm.

Gjatë dy tryezave u diskutuan sfidat dhe nevojat konkrete të shkollave, përvojat ekzistuese dhe mënyrat se si zhvillimi i aftësive për jetën mund të lidhet më ngushtë me procesin mësimor, orientimin e nxënësve dhe kërkesat e tregut të punës.

Pjesëmarrësit nga të dyja zonat ndanë perspektivat e tyre mbi rolin e mësuesve, drejtuesve të shkollave, këshilluesve të karrierës, institucioneve publike dhe bizneseve në mbështetjen e të rinjve për të zhvilluar aftësi personale, sociale dhe praktike, të nevojshme për jetën, vijimin e arsimit dhe punësimin.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua forcimit të bashkëpunimit ndërmjet shkollave dhe bizneseve, ekspozimit të nxënësve ndaj profesioneve dhe mundësive reale në tregun e punës, si dhe zhvillimit të mëtejshëm të aktiviteteve praktike, vizitave në kompani, takimeve me profesionistë dhe formave të tjera të orientimit për karrierën.

Dy tryezat mundësuan gjithashtu evidentimin e perspektivave dhe nevojave specifike të zonave të Veriut dhe Jugut, duke kontribuar në një kuptim më të plotë të realitetit lokal dhe në identifikimin e qasjeve që mund të përshtaten më mirë me kontekstin e shkollave dhe komuniteteve përkatëse.

Rekomandimet dhe kontributet e mbledhura gjatë këtyre takimeve do të shërbejnë për të orientuar hapat e mëtejshëm të projektit dhe për të mbështetur zhvillimin e një qasjeje sa më praktike, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për integrimin e aftësive për jetën dhe orientimit për karrierën në sistemin arsimor.